17.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Takim i ministrit Toshkovski me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Ami Larson Xhain

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski realizoi takim dypalësh me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Ami Larson Xhain, informon MPB.

Të dy palët biseduan për bashkëpunimin intensiv dhe cilësor si ndërmjet dy vendeve, ashtu edhe ndërmjet ministrive me ç ‘rast ministri Toshkovski shprehu falënderim për mbështetjen e Mbretërisë së Suedisë në forcimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të policisë së Maqedonisë nga ana e policisë suedeze si dhe mbarë procesit eurointegrues të vendit tonë.

Theksi në këtë takim u vendos në mundësinë e njohjes reciproke dhe zëvendësimit të patentë shoferëve ndërmjet dy vendeve, që për qytetarët tanë të cilët jetojnë dhe punojnë në Suedi do të jetë lehtësim i madh dhe ulje të shpenzimeve.

Ambasadorja e Suedisë përshëndeti përkushtimin e Qeverisë dhe të ministrisë në luftën e vendit kundër krimit dhe korrupsionit dhe i shprehu falënderim MPB-së për të gjitha aktivitetet në drejtim të ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe sigurisë së vendit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit