8.8 C
Skopje
Sunday, November 2, 2025

Takim i kryeparlamentarit Gashi me Ministrin e Ekonomisë së Azerbajxhanit Mikayil Jabbarov

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, priti sot në një takim zyrtar Ministrin e Ekonomisë së Azerbajxhanit, z. Mikayil Jabbarov, i cili po qëndron për vizitë në Shkup.

Në fokus të takimit ishin mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, me theks të veçantë në fusha strategjike si energjetika, arsimi dhe kultura.

“Diskutuam mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, me fokus të veçantë në fusha strategjike si energjetika, arsimi dhe kultura. Vizita e tij në Shkup është një vazhdimësi e dialogut të nisur gjatë vizitës sime zyrtare në Baku, prandaj shpreha kënaqësinë për intensifikimin e komunikimit ndërinstitucional. Theksuam angazhimin e përbashkët për thellimin e miqësisë dhe forcimin e partneritetit të qëndrueshëm mes vendeve tona,” ka shkruar kryetari Gashi në rrjetet sociale.

Vizita e ministrit Jabbarov përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe krijimit të mundësive të reja bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit