Takim i drejtorit të ZTZHI me pronarin e kompanisë “Zenith Water Heater”

Shkup, 22 janar – Drejtori i Drejtorisë për Zona Teknologjike të Zhvillimit Industrial (ZTZHI) Goce Dimovski, sot zhvilloi takim me Kuresh Mukadam, pronar i kompanisë për prodhimin e sistemeve të cilësisë së lartë për ngrohjen e ujit “Zenith Water Heater”, në të cilën u bisedua për aktivitetet rrjedhëse të kompanisë dhe mundësitë për investime të reja në kuadër të zonave, njoftojnë nga ZTZHI.

 

Në takim, Dimovski i prezantoi mundësitë e investimeve që i ofron shteti përmes Zonave TZHI, me ç’rast e ka theksuar mbështetjen institucionale aktive për investitorët potencial, klimën e qëndrueshme afariste dhe risitë për rritje afatgjate dhe zhvillim të kompanive që punojnë në zona.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit