Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka falënderuar Mitrovicën duke shpallur fitoren.
Derisa i ka ftuar mitrovicasit që të festojnë.
“Mitrovicë, faleminderit nga zemra! Sot fituam së bashku! Së bashku edhe do të festojmë!
Ju pres sonte në orën 22:00, në Palestrën Sportive ‘Minatori’”, ka shkruar ai./21Media