12.8 C
Skopje
Saturday, October 11, 2025

Sot në Gajre të Tetovës zbulohet busti i Heroit Kombëtar Rafi Halili

Sot në ora 16:30 në fshatin Gajre të Tetovës, në Sheshin e Lapidarëve, do të mbahet ceremonia solemne e shpallosjes së bustit të Heroit Kombëtar Rafi Halili – një prej figurave më të paharruara të qëndresës kombëtare shqiptare.

Në këtë ngjarje përkujtimore, e cila organizohet nga Këshilli Organizativ i Gajres, pritet të marrin pjesë familjarë, bashkëveprimtarë, qytetarë, si dhe përfaqësues të institucioneve lokale e kombëtare.

Përmes kësaj ceremonie, nderohet jeta dhe vepra e njërit prej bijve më të devotshëm të çështjes kombëtare shqiptare, i cili la gjurmë të pashlyeshme në historinë e rezistencës dhe identitetit shqiptar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit