Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona nën dyshimet se kanë sulmuar punonjësit e policisë. Te njëri ishte gjet edhe marihuanë, transmeton Portalb.mk.
“Nëpunës policorë nga SPB Tetovë i kanë privuar nga liria M.L. (33) dhe H.Sh. (24), të dy nga Tetova, ngase kanë sulmuar fizikisht nëpunësit policorë të cilët kanë kryer detyra zyrtare dhe ngase gjatë kontrollit të tyre, tek M.L. është gjetur marihuanë”, raportoi Policia.
Arrestimi ishte kryer në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” në Tetovë, ndërsa ndaj tyre është paralajmërua kallëzim penal në bazë të nenit 215 dhe 383.
Policia kishte kryer bastisje edhe në shtëpinë e 33 vjeçarit, ku ishte gjetën edhe marihuanë.





