19.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Sulmi terrorist i Banjës mund të përsëritet, thotë Quni

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe anëtari i Komisionit për Siguri, Anton Quni, ka thënë se një sulm terrorist si ai i Banjës që ndodhi vitin e kaluar, mund të përsëritet prapë, përderisa ka kontekste të pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk përjashtohen ndërhyrjet siç kanë qenë rasti i Banjës, më 24 shtator, kur me ndërhyrjen e grupeve deri në formacione më të mëdha të karakterit paramilitar terrorist, këto informacione kinse si shprehje e vullnetit të një pjese të qytetarëve të komunitetit serb dhe kinse në jo koordinim me autoritetet shtetërore ndërmarrin veprime të ndryshme”, tha Quni për Kosovapress.

Përveç kësaj, Quni ka folur edhe për mbajtjen eventuale të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, për çka ka theksuar se partia e tij është e gatshme.

“Ne jemi të përgatitur për çdo situatë. Përvoja, eksperienca, përgatitjet tona, gatishmëria jonë është e nivelit të tillë se çfarëdo situate të krijohet në zgjedhjet e rregullta apo zgjedhjet e jashtëzakonshme, ne do të përgjigjemi dhe do të jemi të gatshëm të hyjmë në zgjedhje”, potencoi ai./Albanianpost.con

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit