Serbia ka sulmuar shpesh të tjerët për terrorizëm, ndërsa tani duket se ka filluar në territorin e saj…Autoritetet e Serbisë thonë se një person me emrin Milosh Zhujoviq (emër tipik serb, babai i tij e ka emrin Zoran), i cili është konvertuar në fenë islame dhe ka marrë emrin Salahudin (më pas është martuar me një grua me emrin Besa, nga Mali i Zi), “ka sulmuar një polic para ambasadës së Izraelit dhe e ka plagosur me shigjetë. Polici është përgjigjur me armë dhe e ka vrarë sulmuesit”.
Polici, siç thuhet, është operuar dhe është në gjendje stabile. Qeveria serbe ka shpallë gjendjen më të lartë të rrezikut nga terrorizmi dhe menjëherë ka nisur bastisjet e shumta në dhjetëra vende të ndryshme në Serbi, të cilat po vazhdojnë akoma. Bastisje ka pasur edhe në Novi Pazar dhe vende të tjera të Sanxhakut, por edhe më gjërë. Ministri i Brendshëm i Serbisë Daçiq thotë se fjala është për grupe të ndryshme të vehabive, tek të cilët janë gjetur edhe flamuj të shtetit islamik. Aksionet e bastisjeve po vazhdojnë, ka edhe disa të arrestuar, janë gjetur armë… kështu thotë Daçiq. Se çfarë ka ndodhur sakt dhe a kemi të bëjmë me ndonjë grup të organizuar terrorist që ka përgatitur edhe sulme të tjera, apo kemi të bëjmë vetëm me një sulm të një personi, mbetet të shihet në ditët në vijim. Sidoqoftë, në Serbi është shpallur aktualisht gjendja më e lartë e mbrojtjes nga terrorizmi, kur vlejnë edhe rregulla të veçanta të kontrollit dhe bastisjeve.