17.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Studenti kosovar në Keimbrixh përplaset me ish-ministrin e jashtëm serb

Vuk Jeremiq ditë më parë ka mbajtur një ligjëratë me studentët e Universitetit të Kembrixhit.

 

Pjesëmarrës ishte edhe studenti i dalluar nga Kosova, Leart Ajvazaj.

 

Përderisa në pyetjen e Ajvazajt ky përmendi krimet serbe të tmerrshme në Kosovë, Vuk Jeremiq tentoi të fliste për trafikimin e organeve.

 

“Por, nuk janë kryer krimet vetëm nga njër anë. Dhe e vërteta është e ndryshme kur e sheh në kontekst. Një familje psh është vrarë, dhe trupat janë gjetur të grumbulluar në varrezë masive në Batajnicë, ose një familje i janë larguar organet e ato më pas janë shitur. Gjë që ka ndodhur tek një numër…”, tha Jeremiq.

 

Këtu ndërhy menjëherë Ajvazaj, duke i thënë se raporti i Dick Martyt u pasua nga një task-forcë e cila konfirmoi se s’ka asnjë provë për trafikim të organeve.

 

“Keni ndonjë fakt për këtë? Më fal nuk ka asnjë provë. Raporti i Dick Martyt krijoi një Task-Forcë hetimore Speciale, dhe kjo task-forcë konfirmoi që nuk ka asnjë provë për këtë”, tha Ajvazaj.

Lajme të ngjajshme

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit