Studentët shqiptarë iu bëjnë thirrje politikanëve të tyre të mbështesin protestën për gjuhën

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut sot iu kanë bërë thirrje të gjithë politikanëve shqiptarë të vendit që të bashkohen protestës së tyre në Shkup , e cila do të mbahet të hënën (6 prill), për të kërkuar nga Ministria e Drejtësisë, e drejtuar nga ministër maqedonas, që t’iu lejojë atyre të kalojnë provimin e juridprudencës në gjuhën e tyre amtare.

Pas thirrjeve të mëparshme drejtuar profesorëve, avokatëve dhe profileve të tjera të shoqërisë akademike dhe profesionale shqiptare në vend, sot thirrja iu është drejtuar edhe ligjvënësve, kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve të kuvendeve komunale, në protestë kundër ministrit Igor Filkov.

“Të nderuar deputetë, kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë, të gjithë ju, pavarësisht nga partitë, jeni të ndarë pas emblemave partiake, por ne kemi një gjuhë të përbashkët shqiptare. Prandaj, më 6 prill, të hënën, në orën 12:30, rreshtohuni pas studentëve në Shkup. Zëri i studentëve duhet të dëgjohet dhe ju duhet ta mbështesni atë,” tha një student në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Filkov nga partia ZNAM mbështetet nga Kryeministri konservator Hristijan Mickoski, i cili thotë se ligji aktual për provimin e jurisprudencës  nuk lejon studentët shqiptarë të përdorin gjuhën amtare në provim, sepse sipas tyre duhet një ligj i veçantë për këtë.

Politikanët shqiptarë, si ata që janë pjesë e koalicionit qeverisës me Mickoskin, ashtu edhe ata të opozitës, nuk pajtohen me këtë interpretime te Filkovit dhe Mickoskit.

Anëtarët e opozitës shqiptare kanë paralajmëruar se mohimi i të drejtës së shqiptarëve për të përdorur gjuhën e tyre, siç po ndodhë së fundi në provimin e juridprucencës  dhe në disa struktura të Ministrisë së Brendshme, është shkelje e Kushtetutës dhe ligjit për përdorimin e gjuhëve, që rrezikon të dëmtojë marrëdhëniet ndër-etnike në vend.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit