4.8 C
Skopje
Saturday, October 4, 2025

Studentët janë të pakënaqur me 140 denarët për ushqim ditor

Me shumen aktuale 140 denarë për vaktin studentor, studentët mund të blejnë ushqime të shpejta por jo një hamburger, çmimi i të cilit në varësi të ofertave në Shkup, në disa vende kalon edhe 200 denarëshin. Kifle ose gjevrek, me një jogurt ose me ajran, janë ofertat dhe menytë e furrave të bukës që më së shumti u konvenojnë studentëve që të mund të shpenzojnë 140 denarët e vaktit studentor.

Kjo shumë është e ulët për të lejuar që të blejnë ushqime të shëndetshëm pasi çmimet e produkteve shkojnë në rritje gjithnjë e më shumë, thonë studentët të cilët disa janë në pritje që të marrin kartelat pasi kanë aplikuar ndërsa disa tjerë nuk kishin arritur të pranohen për shkak të kushteve që duhet plotësuar.

”Jo, nuk jam pranuar pasi me shkruante se nuk jam student i rregullt. Po unë jam pranuar dhe pres që ta marr kartelën. A mjaftojnë 140 denarë në ditë? Mendoj se i bënë 150 denarë por nuk janë të mjaftueshme por prapë mjafton. Ku do mund t’i shpenzoni? Do marrim ndonjë gjë nga furrat e bukës”, tha një student.

“Sipas meje nuk janë edhe aq shumë por është më mirë se asgjë. Ku i shpenzon? Ndonjë gjevrek apo ngjashme, ja tani bëjnë edhe ca kombinime për studentët e do marr edhe ndonjë gjë për në shtëpi”, u shpreh një student tjetër.

“Nuk është shumë por është më shumë se zero, definitivisht në rregull”, shtoi një studente.

“Kur bëhet fjalë për vaktin studentor, mund të them se jam i kënaqur mirëpo serish them se studentët duhet të përshtaten me mundësitë që u jepen”, tha një studente.

Periudha e aplikimit për vaktin studentor zgjati nga 15 gushti deri më 5 shtator, ndërsa studentët presin rritje të shumës së vaktit studentor për shkak të çmimeve të larta të produkteve.
E drejta për të subvencionuar vaktin studentore nuk mund të shfrytëzohen në periudhën nga 1 korriku deri më 1 tetori i vitit, si dhe gjatë festave zyrtare dhe ditëve jo të punës./Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit