7.8 C
Skopje
Friday, December 5, 2025

Strugë: Të mërkurën mbahet mbledhja e dytë e Këshillit Komunal

 

Këshilli i Komunës së Strugës do të mbajë mbledhjen e dytë zyrtare më 10 dhjetor 2025 (e mërkurë), me fillim nga ora 12:00, në sallën e madhe të Këshillit. Mbledhja është thirrur nga anëtari më i moshuar i Këshillit, Nafi Jonuzi, sipas procedurave ligjore për konstituimin e organeve të punës.

Në këtë seancë pritet të diskutohen dhe miratohen një sërë aktvendimesh të rëndësishme që lidhen me formimin e komisioneve të brendshme të Këshillit. Renditja e ditës përfshin:

Formimi i Komisionit për Urbanizëm

Formimi i Komisionit për Veprimtari Shoqërore

Formimi i Komisionit për Veprimtari Publike, Komunale dhe Mbrojtje të Mjedisit Jetësor

Formimi i Komisionit për Turizëm

Formimi i Komisionit për Vetëqeverisje Vendore

Formimi i Komisionit për Bashkëpunim me OJQ

Formimi i Komisionit për Barazi Gjinore

Formimi i Komisionit Statutor–Juridik

Formimi i Komisionit për Shënimin e Festave, Manifestimeve dhe Ndarjen e Çmimeve

Gjithashtu, në mbledhje do të prezantohen raportet kuartale të Buxhetit të Komunës së Strugës për kuartalin e dytë dhe të tretë të vitit 2025, si dhe një aktvendim për ndërprerjen e publikimit të vendimit për heqjen e reversit për kompjuterë personal.

Seanca konsiderohet me rëndësi të veçantë pasi përcakton strukturën funksionale të Këshillit dhe mënyrën e organizimit të punës së tij për periudhën e ardhshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit