Struga zgjeron bashkëpunimin evropian – takim pune në Barleben

 

Me mbështetjen e ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin, Ylber Sela, kryetari i Komunës së Strugës Mendi Qyra realizoi një takim zyrtar me Frank Nase, kryetar i komunës gjermane Barleben, me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe hapjen e mundësive të reja për partneritet ndërmjet dy vetëqeverisjeve lokale.

Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe të hapur, ku u diskutua për bashkëpunim në fushën e ekonomisë, turizmit dhe arsimit, si dhe për shkëmbimin e përvojave me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik lokal.

Barleben paraqet një shembull të suksesshëm të planifikimit strategjik, zhvillimit të infrastrukturës moderne dhe tërheqjes së investimeve, veçanërisht në sektorin e teknologjive të reja, gjë që rezulton me vende të reja pune dhe rritje të qëndrueshme ekonomike.

Në kuadër të bisedimeve u trajtua edhe tema e menaxhimit dhe administrimit të shërbimeve kundër zjarrit, si dhe mundësitë për mbështetje konkrete profesionale dhe teknike për Strugën në këtë fushë.

Komuna e Strugës mbetet e përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve funksionale dhe të qëndrueshme ndërkombëtare që sjellin dije, përvojë dhe përfitime reale për qytetarët.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit