Në kuadër të projektit “Adresimi i ndotjes së ajrit – faza 2”, i financuar nga UNDP dhe i zbatuar nga Departamenti për Zhvillim Ekonomik Lokal (ZHEL) pranë Komunës së Strugës, është siguruar një kamion-cisternë modern për larjen dhe pastrimin e rrugëve, i dedikuar për nevojat e NP “Komunale” – Strugë.
Ky investim përforcon ndjeshëm kapacitetet teknike të ndërmarrjes publike për mirëmbajtjen e higjienës publike dhe paraqet një hap konkret drejt uljes së pluhurit dhe ndotjes së ajrit, veçanërisht në zonat urbane të qytetit.
Nga Komuna e Strugës theksojnë se mbeten të përkushtuar në zbatimin e masave konkrete për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit, përmes bashkëpunimit me organizata ndërkombëtare dhe institucione vendore.
🌱 Së bashku për ajër më të pastër dhe një mjedis më të shëndetshëm për të gjithë qytetarët e Strugës.




