Struga po përjeton ndoshta njërën nga fushatat më të ulëta politike të viteve të fundit. Ndërsa qytetarët përpiqen ta ruajnë qetësinë dhe dinjitetin e tyre, rrjetet sociale janë përmbytur nga profile të rreme që shpifin, trillojnë dhe përhapin dezinformata — të gjitha të drejtuara kundër Mendi Qyrës, njeriut që për herë të parë u dha struganëve shpresën për ndryshim.
Por përballë kësaj vale toksiciteti, po lind diçka e jashtëzakonshme: qytetarë të ndershëm, intelektualë, të rinj e të moshuar, po reagojnë hapur kundër fushatës së shpifjeve. Ata po mbrojnë jo vetëm një emër, por vetë dinjitetin qytetar dhe moralin publik, që për vite me radhë është përpjekur të nëpërkëmbet nga makineria e manipulimeve politike.
“Struganët nuk pranojnë më gjuhën e urrejtjes. Ne flasim me dinjitet, me kulturë dhe me votë,” – shprehen shumë prej tyre në reagimet publike që po marrin dhenë në rrjetet sociale.
Në një kohë kur gënjeshtra po përpiqet të zëvendësojë të vërtetën, qytetarët e Strugës po tregojnë se dinjiteti nuk blihet, e as nuk frikësohet. Ata po dëshmojnë se shpresa për ndryshim është më e fortë se propaganda.






