Struga ndërmerr hapa për luftimin e korrupsionit dhe forcimin e transparencës institucionale

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka pritur sot në takim  Albert Hani, drejtor i misionit diplomatik në Sarajevë – Zyra rajonale për anti-korrupsion.

Gjatë këtij takimi është diskutuar mbi hapat konkretë që Struga mund të ndërmarrë për të përforcuar kapacitetet institucionale në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, një nga sfidat kryesore për funksionimin e drejtë dhe transparent të institucioneve publike.

Në fokus të bisedimeve ka qenë ndërtimi i mekanizmave të qëndrueshëm që synojnë rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet lokale.

Albert Hani shprehu gatishmërinë që, përmes përvojës së tij profesionale dhe institucionit që udhëheq, të mbështesë Komunën e Strugës në hartimin e një Plani Integriteti, i cili konsiderohet një instrument kyç për parandalimin e korrupsionit dhe avancimin e qeverisjes së mirë.

Nga ana e tij, Mendi Qyra theksoi vendosmërinë për të shfrytëzuar çdo iniciativë dhe mundësi në këtë drejtim, duke vendosur transparencën dhe llogaridhënien në qendër të veprimit institucional.

Ky bashkëpunim vlerësohet si një hap konkret drejt ndërtimit të një administrate më të pastër, më transparente dhe më të orientuar në shërbim të qytetarëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit