Brenda 10 ditëve pritet të nisin punimet për rikonstruksionin e rrugës nga Autokampi “As” deri te derdhja e lumit Sateska, në lagjen Vreshtat të Strugës. Projekti përfshin rikonstruksion të rrugës ekzistuese dhe ndërtimin e shtegut për këmbësorë dhe biçikleta për të përmirësuar qarkullimin dhe sigurinë për banorët dhe vizitorët.
Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, së bashku me ekipet teknike dhe përfaqësues të Bankës Botërore, kanë realizuar një vizitë në terren për të koordinuar fillimin në kohë dhe cilësor të punimeve.



