4.8 C
Skopje
Friday, November 28, 2025

Struga forcon pastrimin e rrugëve me mbështetje të UNDP-së dhe Suedisë

 

Sot në Komunën e Strugës u dorëzuan pajisje të reja për pastrimin e rrugëve: një makinë moderne dhe një cisternë 8m², pjesë e projektit “Përballja me ndotjen e ajrit – faza 2”, në bashkëpunim me UNDP-në dhe Ambasadën e Suedisë.

Kryetari Mendi Qyra dhe përfaqësuesi i UNDP-së, Armen Gregorian, diskutuan bashkëpunimin aktual dhe projektet e ardhshme, përfshirë blerjen e një cisterne më të vogël 4m², që do të përdoret edhe në rrugët më të vogla të qytetit dhe fshatrave.

Me këto hapa, Struga synon higjienë më të mirë urbane dhe ajër më të pastër për qytetarët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit