Struga fiton në Çair dhe barazohet me Shkëndijën në krye (VIDEO)

Advertisement

Futbollistët e Strugës e hapën xhiron e dhjetë të kampionatit me fitore 0:2 në transfertë ndaj Shkëndijës së Haraçinës. Pas humbjes së papritur nga Bashkimi, ish-kampioni i Maqedonisë u kthye te fitoret dhe arriti në kuotën e 20 pikëve, aq sa ka edhe Shkëndija e Tetovës. Struga ka golaverazh më të mirë dhe, të paktën deri nesër, do të kryesojë tabelën.

Rezultatin e hapi Besmir Bojku në minutën e nëntë. Fitorja e Strugës u bë edhe më e sigurt në pjesën e parë: në minutën e 26-të, Shkëndija e Haraçinës mbeti me një lojtar më pak, pasi u përjashtua Martin Todorov. Dy minuta më vonë, Marjan Radeski shënoi për 0:2.

Pas xhiros së dhjetë, Shkëndija e Haraçinës do të mbetet në vendin e pestë me 14 pikë.

 

 

/ Aktuale.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit