Hotelierët në Strugë dhe Ohër të kënaqur nga sezoni verorë. Ata thonë se ky vit ka qenë edhe më i mirë se viti i kaluar 2023 dhe e cilësojnë si viti me më shumë turistë në vitet e fundit edhe pse sezoni ende nuk ka përfunduar. Mbi 90% të akomodimeve në këto dy qytete turistike kanë qenë të mbushura.
“Kemi pasur sezon të mirë, pritshmëritë u plotësuan, numri i fjetjeve në Ohër dhe Strugë kaloi mbi 90%, sepse këtë verë edhe sezoni filloi më herët filloi prej në fillim të qershorit dhe deri më 15 qershor plazhet vetëm se u mbushën dhe kjo do të zgjasë deri më 1 shtator kur të fillojnë edhe fëmijët në shkollë”, tha Këste Bllazheski. – kryetar i “HOTAM”.
Ky vit si duket e tejkaloi edhe vitin e kaluar me turistë sepse edhe sezoni këtë vit filloi më herët për shkak të kushteve të mira klimatike.