Stojanovska akuzon opozitën se po bën “filibuster” të ligjit për deputetë

Deputetja e VMRO-DPMNE-së Dafina Stojanovska në intervistë për Alsat akuzoi opozitën se qëllimisht po bllokojnë ligjin për deputetë në Komisionin për Sistem Politik duke dorëzuar qindra amendamente. Stojanovska e pranon se arsyeja kryesore e dorëzimit të ligjit ishta ajo që deputetët e LSDM-së i akuzonin se kanë marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të Bullgarisë. Stojanovska propozon që në debat të kyçet edhe Gjykata Kushtetuese.

16 amendamente kanë dorëzuar kolegët e Frontit Evropian, 2 nga LSDM dhe mbi 100 nga kolegu Bejxhan Iljas. Të shohim kur do të caktohet vazhdimi i komisionit por ky ligj është prej atyre ligjeve që sipas rregullores së re lejohet “filibustering” apo bllokim të ligjit përmes amendamenteve. Por të shohim kondicionin e kolegëve nga opozita. Sa i përket deklaratës së dhënë para noterit e që u kërkua nga kolegja nga PLD, më së miri do të ishte që kolegja të hapë zyrë noteri në ndonjë prej aeroporteve sepse nuk di të zbresë nga aeroporte. Ne kemi pasur rast kur edhe kandidat për president, mendoj z.Reka në zgjedhjet presidenciale kishte një gjë të tillë por dua të potencoj se “light motive” kishim këtë: të largojmë njollën që na u vendos mbi deputetët tanë. Mirë është të ketë debat publik pse jo të kyçet dhe Gjykata Kushtetuese”, deklaroi Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE./Alsat.mk.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit