2.8 C
Skopje
Tuesday, December 16, 2025

Stojanoski: LSDM e braktisi seancën kur duhej të diskutohej për Rezolutën mbi migrantët e supozuar

Hipokrizia e LSDM-së doli në shesh, pasi ata e braktisën seancën parlamentare pikërisht kur duhej të diskutohej për Rezolutën mbi migrantët e supozuar, deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski.

“Pasi goja u ishte mbushur plot me migrantë të supozuar, që kinse po i prisnin në kufi, që gati sa nuk kishin ardhur, dhe pasi na gënjyen me gjithçka tjetër, sot, kur duhej të diskutohej në Kuvend për atë temë të paqenë që vetë ata e hapën, e braktisën Kuvendin. Jo vetëm që ikën nga tema, si macja nga qeni, por as Rezoluta famëkeqe që e promovonin në publik dhe për të cilën flisnin me aq zell duke thënë se ishte më e mira, as që e kanë dorëzuar në Kuvend”, tha Stojanoski.

Ai theksoi se Rezoluta e VMRO-DPMNE-së, e cila është dorëzuar dhe ndodhet në rend dite, sot do të votohet dhe me këtë, sipas tij, do të mbyllet tema e sajuar nga LSDM-ja për migrantë të supozuar në Maqedoni.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit