Stojanoska: Ahmeti, vetëm për të hyrë në Qeveri, pranoi më pak ministra se VLEN dhe të mos ketë shqiptar kryetar të Kuvendit

Deputetja Dafina Stojanoska ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, lidhur me negociatat për pjesëmarrjen e partisë së tij në qeveri.

Në një postim në rrjetet sociale, Stojanoska thotë se Ahmeti nuk ka treguar të vërtetën për takimin në zyrën e saj, ku sipas saj, ai kishte ofruar hyrjen në Qeveri pa kërkuar postin e kryetarit të Kuvendit dhe duke pranuar një ministër më pak se sa kërkonte partia e tij, vetëm për të qenë pjesë e të njëjtës qeveri.

“Por ne mbetëm të vendosur në atë që ishte mesazhi i popullit – që BDI duhet të shkojë në opozitë. Herën tjetër, para se të thotë pavërteta, le të mendojë mirë dhe le të jetë i gatshëm që ne do të themi gjithmonë të vërtetat”, shkruan Stojanoska.

POSTI I PLOTË

Ali Ahmeti thotë se një vit më parë ka rënë dakord me kryetarin Mickoski për zgjedhje të parakohshme, por nuk tregon të vërtetën për takimin në zyrën time, ku ai ofroi hyrjen në Qeveri, pa kërkuar postin e kryetarit të Kuvendit dhe duke pranuar një ministër më pak se sa kërkonte partia e tij, vetëm që të ishte pjesë e të njëjtës qeveri.

Por ne mbetëm të vendosur në atë që ishte mesazhi i popullit – që BDI duhet të shkojë në opozitë. Herën tjetër, para se të thotë pavërteta, le të mendojë mirë dhe le të jetë i gatshëm që ne do të themi gjithmonë të vërtetat.

Pyetja është nëse deklarata të tilla përdoren për të parandaluar erozionin brenda anëtarësisë së tyre dhe tek mbështetësit e tyre të mëparshëm? -ka shkruar Dafina Stojanoska

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit