7.8 C
Skopje
Monday, December 8, 2025

Startup gjerman shpik çanta që shndërrohen në shtretër me panele diellore për personat në nevojë

Një startup inovativ në Gjermani ka krijuar një zgjidhje krejtësisht të re për ndihmën ndaj personave që jetojnë pa një strehë të sigurt.

Bëhet fjalë për çanta shpine të veçanta, të cilat transformohen në shtretër të izoluar dhe funksionalë, të pajisur me panele diellore në pjesën e sipërme.

Këto “shtëpi lëvizëse” janë dizajnuar për të ofruar një vend të ngrohtë dhe të mbrojtur për të fjetur, si dhe energji të mjaftueshme për të karikuar pajisje bazike si telefoni. Struktura e lehtë dhe e palosshme i mundëson përdoruesit ta bartë si çantë shpine gjatë ditës, ndërsa natën shndërrohet në një strehë të vogël por funksionale.

Nisma po vlerësohet gjerësisht si një hap i rëndësishëm drejt mbështetjes së njerëzve në kushte të vështira, duke kombinuar teknologjinë e qëndrueshme me nevojat humane. Kjo shpikje ka për synim t’u japë më shumë siguri, dinjitet dhe pavarësi personave që nuk kanë një shtëpi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit