7.8 C
Skopje
Saturday, December 13, 2025

Standardi i ulët jetësor i detyron qytetarët që natën festive ta kalojnë në shtëpi

Në prag të festave të Vitit të Ri, shumë qytetarë thonë se këtë vit nuk po mendojnë të shkojnë diku. “Gjithçka është shumë e shtrenjtë,” thonë ata dhe me standardin aktual, udhëtimi në ndonjë vend nuk është i mundur. Ata theksojnë se mezi i mbulojnë shpenzimet bazë, andaj nuk e dinë as nëse do të mund të përgatisin tryezë të denjë për pritjen e Vitit të Ri.

“Në shtëpi, do të gatuajmë diçka dhe do të rrimë, nuk ka para. Është shtrenjtë, nuk kemi, ku të shkojmë, pensionet janë të vogla dhe çfarë të blejmë, nëse mundemi blejmë, nëse jo atë që kemi”, tha një qytetar.

“Në shtëpi, në shtëpi do të jemi, eventualisht me fëmijët nëse na vijnë nipërit, kështu”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Do të doja në shtëpi, nuk planifikoj asgjë. Fëmijët nëse duan, janë të rritur, t’i dërgojmë ku të duan”, theksoi një qytetar tjetër.

Ndërkohë agjencitë turistike thonë se ka interes për udhëtime gjatë festave të Vitit të Ri. Më së shumti kërkohen rezervime për në Budvë, Athinë, Bukuresht, Rumani, si dhe për Paris, Barcelonë dhe destinacione të tjera evropiane.

“Një pjesë e qytetarëve duan të shkojnë në destinacione të afërta, siç është Budva për shembull, sepse gjithmonë ka pritje interesante në shesh, ngrohtë pranë detit, ka yje që performojnë, hyrja është falas në mbrëmje, kështu që nuk është destinacion i shtrenjtë dhe shpesh e zgjedhin atë. Të tjerë vendosin të shkojnë në Athinë, Bukuresht, Temishvar, sepse Rumania ka çmime mjaft të favorshme dhe është tërheqëse për qytetarët. Megjithatë, nuk mungon interesi normalisht edhe për Parisin, Barcelonën dhe destinacionet më atraktive evropiane”, deklaroi Ana Marija Aleksova – agjenci turistike.

Çmimet e akomodimit tradicionalisht rriten në prag të festave të Vitit të Ri, thonë agjencitë turistike. Rritja ndjek shtimin e përgjithshëm të shpenzimeve, por qytetarët tashmë mund të rezervojnë prenotime verore me çmime më të ulëta.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit