21.8 C
Skopje
Friday, September 26, 2025

Sportisti i njohur nga Çairi, Nexhmedin Memedi, mbështet Izet Mexhitin

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga VLEN, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim me sportistin e mirënjohur nga Çairi, Nexhmedin Memedin, ish-kapitenin e gjeneratës së artë të FC Shkupit.

Me këtë rast, Mexhiti ka ndarë një fotografi dhe ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e marrë nga legjenda e futbollit, duke theksuar respektin e tij për figurën sportive që për vite ka qenë simbol i suksesit dhe krenarisë për qytetin.

“Një kafe me Nexhmedin Memedin, kapitenin e gjeneratës së artë kampione të klubit tonë të zemrës, FC Shkupi! Mirënjohës për përkrahjen, Neçko!”, ka shkruar Mexhiti.(INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit