8.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

SPB Tetovë i përgjigjet Lëvizjes Besa për akuzat

Nga SPB Tetovë përmes një komunikate thonë  se deri me datë 22 prill në SPB Tetovë është thirrur vetëm një person për veprën “keqpërdorim i të dhënave personale”.

“Gjatë ditëve të fundit, deri më sot (22-prill) në Sektorin për punë të brendshme Tetovë, është evidentuar vetëm një thirrje për një person, edhe atë për personin D.A. (27) nga Neproshteni i Tetovës, i cili ka qenë i raportuar për veprën penale ‘Keqpërdorim i të dhënave personale”, delaroi SPB Tetovë

Ndryshe një ditë më parë Kryetari i Forumit Rinor të Lëvizjes BESA Albi Qamili, përmes një konferencë për media akuzoi krye shefin e SPB Tetovë Shefik Bajramin, se në mënyrë të paligjshme fton në polici aktivistë të BESËS. Sipas Qamilit kjo behët me qëllim frikësimi i aktivistëve

“Atë që dimë është se në stacion fillimisht janë ftuar në mënyrë joligjore, përmes telefonit që urgjentisht të paraqiten në polici, e shumë më vonë ua kanë dërguar ftesën me shkrim, siç duhet të veprojë policia. Ajo që mund të themi është se veprimet e këtilla diktatoriale bëhen nga shefi i SPB Tetovë, Shefik Bajrami, i emëruar në këtë pozitë në mënyrë joligjore edhe pse ka dosje kriminale dhe është i dyshimtë për pjesëmarrje në më shumë vepra të rënda. Por me insistimin anti logjor të BDI-së mban postin e shefit të SPB Tetovë”, tha Qamili.

 

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit