18.8 C
Skopje
Tuesday, September 23, 2025

Sotir Lukrovski: Të rinjtë do të qëndrojnë nëse u krijojmë mundësi në Karposh

Kandidati për Komunën e Karposhit, Sotir Lukrovski, ka theksuar rëndësinë e krijimit të kushteve që të rinjtë të mos detyrohen të largohen nga vendlindja e tyre.

Ai tha se vizioni i tij për Karposhin përfshin krijimin e një Qendre për të Rinj, mbështetje për iniciativa lokale, hapjen e inkubatorëve teknologjikë, si dhe organizimin e ngjarjeve kulturore që do ta gjallërojnë jetën komunale.

“Besoj se të rinjtë nuk do të largohen nëse u ofrojmë mundësi këtu, në Karposh”, u shpreh Lukrovski, duke theksuar se investimi tek gjeneratat e reja është investim për të ardhmen e qytetit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit