16.8 C
Skopje
Saturday, November 1, 2025

Sot votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm në 32 komuna dhe Qytetin e Shkupit

 Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në vend do të mbahet nesër, përderisa sot zakonisht të parët votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të burgosurit dhe personat në shtëpitë e të moshuarve.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale 2025 të dielën votohet për kryetarë të komunave në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, si dhe në tre vendvotime në Shuto Orizarë për këshilltarë. Të drejtë vote kanë 1 013 375 qytetarë.

Sipas informatave nga Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ), sot duhet të votojnë 4 826 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, kërkesat e të cilëve janë miratuar nga Komiionet komunale zgjedhore. Do të votojnë edhe të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak nga komunat ku zgjedhen kryetarë të komunave.

Fushata zgjedhore për rrethin e dytë të zgjedhjeve përfundon në mesnatë, dhe do të zgjasë deri nesër në orën 19:00.

Votimi fillon në orën 7:00 dhe do të zgjasë deri në orën 19:00.

Zgjedhjet do t’i ndjekin 1 598 vëzhgues ndërkombëtarë dhe të huaj, prej të cilëve 933 të huaj dhe 651 ndërkombëtarë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit