Gjykimi për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe u lënduan mbi 200, do të vazhdojë sot në gjykatën e Idrizovës me deklaratat hyrëse nga mbrojtja.
Seanca e sotme dëgjimore vazhdon me fjalët hyrëse nga mbrojtja e të akuzuarit të 26-të, Shefket Haziri nga Ministria e Ekonomisë, pasi në seancën e djeshme mbrojtja e të akuzuarve, ish-ministra të ekonomisë dhe drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, mohuan fajësinë dhe kundërshtoi aktakuzën, duke pretenduar se nuk kishin as autoritet ligjor dhe as fuqi faktike për të ndikuar në rezultatin tragjik të zjarrit, të shkaktuar nga piroteknika të papërshtatshme për një dhomë të mbyllur dhe të përdorura në kundërshtim me ligjin për piroteknikën.
Rasti, në të cilën vdiqën 63 persona dhe u lënduan mbi 200 të tjerë, po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, me praninë e të akuzuarve, të afërmve të viktimave dhe gazetarëve të shumtë./Telegrafi/






