Sot shënohet Dita Botërore e Pianos

Më 29 mars shënohet Dita Botërore e Pianos, një festë e veçantë për një nga instrumentet më të dashura në botë. Kjo ditë përkon me ditën e 88-të të vitit, duke simbolizuar numrin e tasteve në një piano standarde.

Dita u themelua nga pianisti dhe kompozitori gjerman Nils Frahm, me qëllim që të krijohej një moment reflektimi dhe vlerësimi për pianon – si për artistët, ashtu edhe për dëgjuesit dhe krijuesit.

Pianoja nuk konsiderohet vetëm një instrument muzikor, por një univers i tërë shprehjeje artistike, që ka shoqëruar breza të tërë përmes emocioneve dhe historive të ndryshme muzikore.

Në mbarë botën, kjo ditë shënohet me koncerte, performanca në rrugë, publikime muzikore dhe projekte kreative, duke e kthyer pianon në qendër të vëmendjes kulturore globale./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit