Sot në Washington mbahet takimi inaugurues i Bordit të Paqes, ku Republika e Kosovës përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.
Takimi zhvillohet me ftesë të presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa Kosova merr pjesë si shtet themelues në këtë iniciativë.
Sipas njoftimit, mbledhja po mbahet sot, më 19 shkurt 2026, në orën 10:00, në ambientet e United States Institute of Peace në Washington.
Në një reagim publik, presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara dhe liderë të tjerë ndërkombëtarë për avancimin e përpjekjeve të përbashkëta për paqe dhe siguri globale.
Takimi pritet të mbledhë përfaqësues të lartë ndërkombëtarë dhe të shënojë nisjen zyrtare të punës së Bordit të Paqes./KultPlus.com



