10.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Sot në Krushevë nis festimi i 121-vjetorit të Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës

Një varg ceremonish sot në Krushevë do të shënojnë fillimin e shënimit të 121-vjetorit të Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës. Delegacionet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrin pjesë në të gjitha manifestimet e parashikuara me programi shtetëror për shënimin e festës shtetërore 2 Gushti, transmeton Portalb.mk.

Në ora 18:45 në qendër të Krushevës, para kishës “Shën Nikolla”, do të priten kalorës nga e gjithë Maqedonia. Krushevasit tradicionalisht do t’i presin me bukë e kripë përkrahësit e traditave nga ditët e Ilindenit.

Aktiviteti do të pasohet me fishekzjarre të pasura, një program kulturo-artistik dhe një sulm i improvizuar ndaj Krushevës, si kujtim i ditëve të Ilindenit dhe Republikës së Parë të Ballkanit.

Festimet qendrore të 121-vjetorit të Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevit janë më 2 gusht. Homazhe për presidentin e Republikës së Krushevës, Nikolla Karev, për luftëtarët e rënë dhe përkujtimore do të mbahet në kishën “Shën Nikolla” në Krushevë.

Festimi qendror është në Meçkin Kamen (Guri i Ariut) nga ora 12:30, ku do të mbajë fjalim kryeministri Hristijan Mickoski.

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova më 2 gusht të këtij viti do ta shënojë Ditën e Republikës në Qendrën Përkujtimore të KAÇK-së në Pelincë, ku do të mbajë fjalim dhe më pas së bashku me Aleksandar Vuçiq do të vizitojnë manastirin “Shën Prohor Pçinski”.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi do të jetë në Shkup, gjegjësisht do të marrë pjesë në manifestimin përkatës në Kala, ku do të mbajë fjalim.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit