“Sot mbyllim një tjetër kapitull, bëhen 4”/ Rama nga Luksemburgu: Synojmë së paku dyfish këtë vit

Advertisement

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Qendrën Europiane të Konventave për mbylljen e negociatave për Kapitullin e 20-të “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.

Brenda këtij viti synojmë të mbyllim edhe më shumë kapituj dhe jam absolutisht i bindur që sa i takon palës sonë, do të jemi në çdo hap plotësisht në përputhje me afatet”, u shpreh Rama për mediat e pranishme.

“Nuk do të thoja shifrat, thjesht po them që sot do të mbyllim edhe një tjetër kapitull që bën katër gjithsej dhe ka mbetur së paku edhe dyfish që pritet të jetë shifra për këtë vit, të paktën për këtë vit, por le të shohim”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit