Sot mbaruan dy ndeshjet e fundit në javën e tetë te Liga e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut, ku KF Struga arriti të ngjitet e vetme në krye të tabelës, transmeton Portalb.mk.
Struga arriti të fiton kundër Pelisterit me rezultat 2-0. Me këtë fitore, Struga u ngjit në pozitën e parë me 22 pikë, apo dy pikë më shumë sesa Shkëndija dhe Vardari.
KF Vardari si mysafir i Bashkimit arriti të marrë vetëm një pikë nga barazimi pa gola në Kumnaovë.
Bashkimi gjendet në pozitën e pestë me 14 pikë, Arsimi e teta me tetë pikë, ndërsa Shkupi e fundit pa pik.
Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024-2025 është shpallur Shkendija, ndërsa Vardari është fitues i Kupës.
Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë do të luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.