17.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Sot Dita Ndërkombëtare e Familjes, Meta: Por sekti i “Rilindjes” i ka shpallur luftë familjes shqiptare

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se sot në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, familja shqiptare është më e rrezikuar se kurrë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta tha se Rilindja i ka shpallur luftë familjes dhe po bën çdo përpjekje për shkatërrimin dhe zhbërjen e vlerave të saj, referuar edhe projektligjit për Shëndetin Riprodhues, ku parashikohet edhe surrogacia.

Meta shtoi se duhen politika më konkrete sociale dhe ekonomike për ruajtjen e familjes.

REAGIMI I PLOTË I METËS

Dita Ndërkombëtare e Familjes e gjen familjen shqiptare më të rrezikuar se kurrë nga sekti i “Rilindjes” që i ka shpallur luftë dhe po bën çdo përpjekje për shkatërrimin dhe zhbërjen e vlerave të saj.

Ky është sulm kundër identitetit kombëtar sepse ky është thelbi i agjendës së qëllimshme të “Rilindjes” për shpopullimin e Shqipërisë.

 

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit