Sopranoja Elbenita Kajtazi debuton në Hamburg dhe Berlin

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Elbenita Kajtazi, ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e saj artistike, duke interpretuar për herë të parë rolin e Violettës në operën La Traviata në Hamburg, transmeton albinfo.ch.

<div “=””>

Në të njëjtën ditë, Deutsche Oper Berlin ka publikuar një intervistë me Kajtazin, ku ajo flet për rikthimin e saj në rolin e Violettës, në skenën ku nisi rrugëtimi i saj artistik. Nga Kosova, ku nuk ka ende një shtëpi operistike, deri në një nga skenat më prestigjioze të Evropës, rruga e saj artistike përfaqëson një histori suksesi dhe përkushtimi.

Artistja kujton zhvillimin e saj nga roli i Anninës deri te Violetta, një personazh që, sipas saj, vazhdon të rritet bashkë me zërin dhe përvojën e saj profesionale.

Pas shfaqjes në Hamburg, Elbenita Kajtazi pritet të rikthehet së shpejti sërish në Berlin, duke vazhduar kështu angazhimet e saj në skenat më të njohura operistike evropiane.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit