LAMM informon se trafiku në pikën kufitare Evzoni (pika kufitare Bogorodicë), në dalje nga vendi për në Republikën e Greqisë, është bllokuar përsëri duke filluar nga ora 17:00.
Për shkak të protestave të fermerëve grekë, pika kufitare më e ngarkuar midis Maqedonisë dhe Greqisë është bllokuar disa herë në ditë për disa orë që nga java e kaluar. Në të njëjtën kohë, fermerët po bllokojnë edhe pikat kufitare me Bullgarinë dhe Turqinë.
Gjendja e pjesës tjetër të rrugëve shtetërore është e pandryshuar, thotë LAMM. Trafiku po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata në të gjithë vendin.






