Sllaveski: Rroga mesatare vitin e kaluar u rrit në mënyrë nominale për 9,2 për qind, nevojitet qasje me përgjegjësi drejt rritjes së rrogave

Shkup, 29 janar – Rroga mesatare në vend në vitin 2024 u rrit në mënyrë nominale për 9,2 për qind, ndërsa realisht për 5,1, përderisa pritet janë që inflacioni gjatë vitit të mos tejkalojë 3 për qind, thekson guvernatori i Bankës popullore, Trajko Sllaveski në një status të publikuar në rrjetin social X.

Në prag të protestës së Lidhjessë sindikatave të Maqedonisë (LSM) për rritje të rrogës minimaëe dhe të rrogave të tjera,guvernatori thekson se me rëndësi është vendimet për rritjen e rrogave të bazohen në kornizat ekzistuese ligjore dhe në kritere të qëndrueshme ekonomike.

Sllaveski përkujton se Ligji për rrogën minimale parasheh harmonizim automatik të rrogës minimale në mars, në bazë të formulëssë caktuar ligjore, me ç’rast është siguruar pragu prej 57 për qind në krahasim me rrogën mesatare. Nëatë kontekst, ai thotë se rekomandimet ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të Organizatës ndërkombëtare të punës dhe Bashkimit Evropian, tregojnë për raporte dukshëm më të ulëta mes rrogës minimale dhe asaj mesatare.

Sipas guvernatorit, dialogu social për rrogat duhet të zhvillohet në bazë të treguesve objektivë dhe matës, dhe jo në bazë të deklarimeve anketuese. Si kritere kyçe ai i ceki ruajtjen e fuqisë blerëse të punëtorëve përmes harmonizimit me inflacionin, si dhe pjesëmarrjen e punës në rritjen ekonomike përmes produktivitetit të rritur.

Me atë rast, Sllaveski sqaron se korrigjimi i rrogave duhet ta marrë parasysh edhe inflacionin e kaluar, në mënyrë që të kompensohet ulja e mundshme e fuqisë blerëse, si dhe inflacionin pritës, në pajtim me parashikimet e institucioneve relevante vendore dhe ndërkombëtare, me mundësi për plotësim me rritjen e produktivitetit të punës.

Është fakt se rrogat në vend shënojnë rritje, ndërsa inflacioni është nën kontroll. Prandaj është e domosdoshme që negociatat për rrogat të zhvillohen me përgjegjësi dhe në bazë të kushteve reale ekonomike, theksoi guvernatori i Bankës popullore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit