VLEN ka reaguar ashpër pas publikimit të një skandali në rrjetet sociale, ku kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim shihet në situata që, sipas tyre, degradojnë imazhin e institucionit dhe moralin publik në Kërçovë.
Në reagimin e tyre zyrtar, VLEN shprehet se ky skandal nuk është rastësi, por pasojë e një kulture politike të ndërtuar mbi mungesën e përgjegjësisë për më shumë se dy dekada. “Kjo është fytyra e vërtetë e një modeli që ka ngritur turpin në standard, ndërsa ka mbytur vlerat dhe përgjegjësinë,” thuhet në deklaratë.
VLEN nënvizon se nuk gëzohet për turpin e askujt, por thekson se qytetarët e Kërçovës meritojnë më shumë: dinjitet, integritet dhe udhëheqës me vizion. “Më 19 tetor, qytetarët kanë mundësinë të flasin me një zë të qartë kundër këtij degradimi,” përfundon reagimi.