Skandali “Epstein”/ Reagimi i ashpër i ish-Princit Andrew kur iu kërkua të largohej nga “Royal Lodge”: S’mund të ma bëni këtë, jam djali i Mbretëreshës

Mediat e huaja kanë nxjerrë detaje lidhur me momentin kur ish-Princit Andrew iu kërkua të largohej nga Lozha Mbretërore në Windsor.

Sipas raportimeve nga mediat britanike ai ka thënë “nuk mund të ma bëni këtë, jam djali i Mbretëreshës”.

Mbreti Charles ka shprehur shqetësime të thella në lidhje me akuzat kundër vëllait të tij, veçanërisht pas arrestimit të tij nën dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike.

Thuhet se Andrew gjithashtu ka kundërshtuar mundësinë e zhvendosjes në Wood Farm, në pronën Sandringham në Norfolk, ku ai banon aktualisht.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit