12.8 C
Skopje
Saturday, October 18, 2025

SKANDAL / Jeton Shaqiri keqpërdori miliona denarë në Ministrinë e Arsimit! Revizioni publikon informacionet!

Enti Shtetëror i Revizionit ka dhënë mendim negativ për punën e Ministrisë së Arsimit gjatë mandatit të Jeton Shaqirit (2022–2024), duke konstatuar mbi 30 shkelje të rënda, keqpërdorime dhe parregullsi me fondet publike.

Raporti tregon se:

• Konvikti studentor në Tetovë është vënë në përdorim pa leje ndërtimi dhe pa kontroll teknik, duke rrezikuar sigurinë e studentëve.

• Janë paguar 555 mijë denarë për pajisje që nuk janë dorëzuar, ndërsa çmimet e tenderit ishin dyfish më të larta se ato të tregut.

• Në projektin e shkollës “Vanço Pitosheski” në Ohër janë bërë pagesa të mëdha pa përfunduar punimet dhe pa aktivizuar garancinë bankare.

• MASH ka kryer pagesa prej 263 milionë denarësh gjatë fushatës zgjedhore, në kundërshtim me Kodit Zgjedhor, duke shkelur ligjin dhe përdorur ndihmat për përfitim politik.

Këto gjetje përbëjnë dyshime të forta për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe bazë për ndjekje penale.

(LINKU I RAPORTIT)

https://dzr.mk/sites/default/files/2025-09/1_07_Ministerstvo_obrazovanie_nauka_Smetka_osnoven_budzet_637_KOMPLET_2024.pdf

* Përmbledhje e raportit të revizionit

Keqpërdorime, shkelje ligjore dhe abuzim me fondet publike në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës gjatë mandatit të Jeton Shaqirit.

Enti Shtetëror i Revizionit ka publikuar raportin financiar dhe të pajtueshmërisë për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) për vitin 2023, ku janë konstatuar shkelje të rënda, keqpërdorime dhe parregullsi sistematike në menaxhimin e fondeve publike gjatë periudhës kur me Ministrinë ka udhëhequr Jeton Shaqiri (17.01.2022 – 23.06.2024).

(LINKU I RAPORTIT TË REVIZIONIT)

https://dzr.mk/sites/default/files/2025-09/10_07_Soopstenie_mediumi_RR_Ministerstvo_obrazovanie_nauka_FINALE_2024.pdf

Revizorët shtetërorë kanë dhënë mendim negativ për raportet financiare dhe për pajtueshmërinë me ligjet, udhëzimet dhe politikat në fuqi, duke konstatuar mbi 30 gjetje të rënda që ngrejnë dyshime serioze për keqpërdorime dhe bazë për ndjekje penale.

Rasti i Konviktit Studentor në Tetovë – Rrezik për sigurinë e studentëve

Revizioni ka konstatuar se kuzhina e re e konviktit në Tetovë është pajisur me frigoriferë, pajisje profesionale dhe enë gatimi në vitin 2023, por nuk është vënë në funksion për shkak të mungesës së ventilimit. Ndërkohë, MASH ka transferuar 3.2 milionë denarë për ushqimin e studentëve që nuk u sigurua kurrë.

Po ashtu, objekti është vënë në përdorim pa kontroll teknik dhe pa leje përdorimi, duke vënë në rrezik sigurinë e studentëve dhe duke shkelur Ligjin për Ndërtim dhe Ligjin për Standardin Studentor.

Tenderi i pajisjeve për konviktin, çmime të fryra dhe pagesa për pajisje të padërguara

Revizorët kanë zbuluar se gjatë furnizimit publik për konviktin në Tetovë, çmimet ishin deri në dyfish më të larta se ato të tregut, ndërsa një pjesë e pajisjeve në vlerë prej 555 mijë denarë nuk ishin dorëzuar, edhe pse faturat dhe procesverbalet ishin nënshkruar dhe pagesa ishte kryer.

Përkundër këtyre shkeljeve, ministri Shaqiri nuk e anuloi procedurën e furnizimit publik, siç parashihet me Ligjin për Furnizime Publike, duke ngritur dyshime për favorizim dhe abuzim me fondet e shtetit.

Shkelje në projektet ndërtimore dhe mungesë llogaridhënieje

Në projektin e rikonstruksionit të shkollës “Vanço Pitosheski” në Ohër, me vlerë mbi 108 milionë denarë, janë nënshkruar pesë anekse të kontratës dhe janë bërë pagesa të mëdha pa përfunduar punët dhe pa nënshkruar pranim teknik. Revizorët konstatojnë se MASH nuk ka llogaritur dënime për vonesat dhe nuk ka aktivizuar garancinë bankare, duke shkaktuar dëme financiare dhe zvarritje në përfundimin e punimeve.

Shkelje të Kodit Zgjedhor: Pagesa gjatë periudhës parazgjedhore

Një nga gjetjet më të rënda lidhet me pagesat e ndihmës financiare për nxënësit dhe studentët gjatë periudhës parazgjedhore në vitin 2024. Megjithëse më 14 shkurt 2024 ishin shpallur zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, MASH-i ka kryer pagesa në vlerë prej 263 milionë denarësh në muajt shkurt–prill 2024, në kundërshtim me nenin 8-a të Kodit Zgjedhor, që ndalon shpërndarjen e ndihmave publike gjatë fushatave zgjedhore.

Kjo përbën shkelje të rëndë ligjore me elemente të veprës penale, sipas nenit 178 të Kodit Zgjedhor.

Mungesë transparence dhe manipulim me tenderët e shkollave

Revizioni ka konstatuar se gjatë rehabilitimit të gjashtë shkollave fillore në qytete të ndryshme, MASH-i ka realizuar procedurën si tender i pandarë, duke kufizuar konkurrencën dhe duke favorizuar operatorë të caktuar. Kjo bie ndesh me nenin 89 të Ligjit për Furnizime Publike dhe minon parimet e transparencës dhe efikasitetit në përdorimin e parave të taksapaguesve.

 

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit