Sistemi shëndetësor në vend nuk ka program skriningu të detyruar për pacientët me kancer. Nga Shoqata e pacientëve onkologjikë “Hema Onko” thonë se fakti që vendi nuk ka një program të tillë ndikon në diagnostikimin e vonshëm të kancerit.
“Në këtë moment, në Maqedoni, në mënyrë zyrtare dhe të detyruar program skriningu nuk ekziston dhe kjo është me të vërtet problem. Ne tani më negociojmë, bëjmë përpjekje që ky program skriningu të bëhet I obligueshëm për të gjithë qytetarët që janë nga 40 deri në 60 vjeç, gjithashtu të bëhet e obligueshme edhe për mjekët amë, pra ato të kujdesen për pacientët e tyre”, tha Ana Marjanoviq, nga Shoqata Hema Honko.
Ndërsa mungojnë edhe programe për parandalimin e kancerit dhe program për rehabilitim.
“Nuk është vetëm shërimi dhe terapia. Kemi një problem të madh me pacientët. Sot po flas për pacientët me kancer të gjirit. Program për rehabilitim në përgjithësi nuk ekziston në shtetin tonë. Pra, nuk është vetëm shërimi duhet të gjithë të pyesim çfarë pas shërimit dhe kimioterapisë, ende ka probleme, ende ka disa çështje që duhet zgjidhen”, theksoi Milica Kuzmanovska, nënkryetare e HEMA ONKO.
Në kuadër të aktiviteteve gjatë muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, Organizata Hema Onko tha se këtë vit janë regjistruar mbi një mijë pacientë të rinj me kancer të gjirit./Alsat.mk