Sindikata e Punonjësve të Kulturës së Maqedonisë (SPKM) ka bërë akuza të ashpra kundër Ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, duke e akuzuar atë për shkelje të qëllimshme të marrëveshjeve kolektive me një “Udhëzim” të ri dhe për refuzim të zbatimit të vendimeve gjyqësore ligjërisht të detyrueshme për rritjen e pagave në sektorin e kulturës.
Nga SPKM thonë se me dokumentin e kontestuar, Ministri po rifutet në fuqi formulën e llogaritjes së pagave të njohur si “diferenca midis gushtit dhe shtatorit 2023”, të cilën gjykatat tashmë e kanë shpallur shprehimisht të paligjshme dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive.
Nga Sindikata theksojnë se tashmë ekzistojnë 15 vendime gjyqësore ligjërisht të detyrueshme që përcaktojnë në mënyrë të qartë se pagat në kulturë duhet të rriten me 10 përqind të pagës bazë bruto, në përputhje me Nenin 14 të Kontratës së Përgjithshme Kolektive.
“Ministri në mënyrë arbitrare dhe kokëfortë kthen të njëjtën formulë të paligjshme. Ky nuk është një udhëzues, por një përpjekje për të pezulluar rendin ligjor në kulturë. Në vend që të zbatojë ligjet dhe vendimet gjyqësore, Ministri merr të drejtën t’i riformësojë ato”, thuhet në reagimin e SPKM-së.



