11.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Simpatizantët e VV-së pengojnë gazetarët e Klan Kosovës në raportim

Një veturë që mbante fotografinë e kryeministrit aktual Albin Kurti, i ka bërë presion ekipit të Klan Kosovës në trotuar gjatë kohës sa po përgatiteshin për lidhje direkte.

Me personin qe e ka penguar ekipin e Klan Kosovës, përkatësisht gazetaren Qëndresa Bellagoshi tha se janë marrë Policia e Kosovës, ku deri më herët ishte edhe një turmë e simpatizantëve të VV-së duke festuar e të cilët më pas i zhvendosën në një lokal.

“Një numër i madh i forcave të policië janë të vendosura në këtë zonë në mënyrë që të shmangin ndonjë konflikt në mes simpatizantëve të VV-së dhe LDK-së që mund të jenë fare pran për shkak të afërsisë së selisë”, tha Bellagoshi, njofton Klankosova.tv.

Më pas, Bellagoshi tha se policia po merren me ata që kanë shkuar përtej festës duke cenuar të drejtën e raportimit, ku nuk ishte hera e parë që u penguan nga simpatizantët e VV-së dhe të njëjtit kanë shkuar në drejtim të ekipeve të Klan Kosovës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit