20.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

Silvinjo para sfidës me Gjeorgjinë: Vetëm fitorja na bën punë

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është shfaqur para mediave për konferencën e zakonshme para ndeshjes që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi, këtë të hënë. Trajneri shpjegoi situatën e ekipit pas humbjes në Çeki, por edhe pritshmërinë që ekziston për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë.

“Ne kemi shpenzuar shumë se Çekia është një skuadër shumë fizike, bën edhe tranzicion. Por ta lëmë pas krahëve dhe nesër është ndeshje e vështirë, ky është një grup ku ka ndarje pikësh, në çdo ndeshje mund të ndodhë gjithçka. Nuk e dimë ende, kemi bërë një udhëtim të gjatë nga Praga këtu, kemi ardhur vonë në hotel, do ta kuptojmë nesër. Kemi stërvitjen, të flasim me lojtarët dhe nesër kemi një ditë kohë që të vendosim. Ne kemi lojtarë që mund të hyjnë në fushë dhe i besojmë 100%, por zgjedhjen do ta bëjmë nesër”.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit