Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) përmes një konferencë për shtyp shpalli rezulatetet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale të 8 majit, raporton Portalb.mk.
KSHZ konstatoi se presidente është zgjedhur Gordana Siljanovska Davkova me 561.000 vota, apo 309.101 vota më shumë se kundërshtari i saj, presidenti i deritanishëm Stevo Pendarovski, i cili mori 251.899 vota.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski ia dorëzoi certifikatën Gordana Siljanovska Davkovaa dhe në emër të Komisionit i uroi mandat të suksesshëm si shefe e shtetit.
Pas shpalljes së sotme të rezultateve përfundimtare zgjedhore, hapet rruga për caktimin e seancës për inaugurimin e presidentes të re në Kuvend, e cila pritet të mbahet nesër në mesditë.
Për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, nuk ka pasur kundërshtime për KSHZ-në.
Gordana Siljanovska Davkova, presidentja e parë grua e vendit, duhet të bëjë deklaratë solemne para deputetëve të përbërjes së mëparshme parlamentare, pas së cilës edhe zyrtarisht do të fillojë mandati i saj pesëvjeçar.
Në këto zgjedhje presidenciale votuan gjithsej 861.218 qytetarë në 3,508 qendra të votimit. Pjesëmarrja këto zgjedhje ishte 47,47%. Fletëvotime të vlefshme ishin 812.899, ndërsa të pavlefshme 48.289.
Së bashku me zgjedhjet presidenciale u mbajtën edhe zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare, ku nga paritë maqedonase fituese doli koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ndërsa nga ato shqiptare koalicioni Fronti Evropian e udhëhequr nga BDI.