Siljanovska-Davkova: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është çështje sigurie dhe demokracie

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova përmes një fjalimi hyrës hapi sot panel diskutimin e studentëve demokratë evropianë (EDS), pjesëmarrës në Universitetin dimëror EDS 2026 i cili këtë vit mbahet në Shkup. Edhe në këtë

Siljanovska-Davkova vuri në dukje krizën e demokracisë në botë dhe Evropë, si dhe deficitin demokratik të BE-së, kërcënimet serioze të sigurisë, si dhe paqëndrueshmërinë e përjashtimit të vendeve të të ashtuquajturit Ballkani Perëndimor nga anëtarësimi në BE.

Sipas saj, kërkesat e fqinjëve me të cilat përballemi me dekada devijojnë nga kriteret e Kopenhagës dhe nuk janë në frymën e akteve kushtetuese të BE-së.

Ajo kujtoi “po”-në e dhjetë nga Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian dhe po aq “jo”-të nga Këshilli Evropian për shkak të vetos nga disa fqinjë.

Duke iu referuar përvojave historike krahasuese të zgjerimit të Bashkimit Evropian, Siljanovska-Davkova përmendi shembuj të përfshirjes së kandidatëve që nuk plotësonin disa nga kriteret për anëtarësim në BE, si dëshmi të standardeve të dyfishta dhe besueshmërisë së dëmtuar. Për të, Ballkani Perëndimor nuk është një barrë për kapacitetin absorbues të BE-së dhe pranimi i tij do të shënojë fundin e ndarjes artificiale midis Perëndimit dhe Lindjes, do t’i japë fund ballkanizimit dhe do të krijojë siguri më të madhe për BE-në, por edhe për Evropën.

Gjithashtu, sipas presidentes, megjithëse për momentin është e vështirë të flitet për reforma të Bashkimit Evropian, ato janë të nevojshme.

Siljanovska-Davkova pret që BE-ja të rishqyrtojë urgjentisht marrëdhënien dhe politikën e saj ndaj Ballkanit Perëndimor, duke pasur parasysh, siç tha ajo, kërcënimet dhe dilemat në rritje të sigurisë në një mjedis ndërkombëtar ushtarak dhe të pasigurt, ndryshimin dramatik në rendin ndërkombëtar, multilateralizmin e minimizuar dhe krizën serioze të lidershipit.

Për të, luftërat janë terren pjellor për autoritarizëm, monarkizëm republikan, të tipit të bonapartizmit, por edhe rrezikun e valëve të reja të emigra

Megjithatë, Siljanovska-Davkova ende beson në gjasat e negociatave për të rivendosur paqen, sigurinë dhe demokracinë.

Liderët e rinj fillimisht falënderuan për pritjen dhe shprehën mirënjohjen e tyre për mundësinë për të shkëmbyer pikëpamje mbi demokracinë, sigurinë dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, si temë e panelit. Në diskutimin në panelin, studentët demokratë evropianë u përfshinë me një sërë pyetjesh dhe komentesh.

“Si presidente e parë femër, si do të na këshillonit neve, të rinjve me mendje kritike, të ndikojmë në rritjen e numrit dhe pjesëmarrjes së grave në hartimin e politikave në të gjitha nivelet? Cilat janë prioritetet e vendit në politikën e sigurisë dhe si do t’i arrini ato? Sa e vështirë është të promovohet dhe të ruhet uniteti qytetar në një shoqëri shumëetnike, si ajo e Maqedonisë?” ishin vetëm disa nga pyetjet.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit