12.8 C
Skopje
Tuesday, December 9, 2025

Siljanovska-Davkova do ta dekorojë gjeneral-majorin Gregori Najt me medalje për merita ushtarake

Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova sot do të takohet me komandantin amerikan të Gardës nacionale Vermont, gjeneral-majorin Gregori Najt dhe në ceremoni solemne do ta dekorojë me Medalje për merita ushtarake.

Gjeneral-majori Najt, siç informojnë nga Kabineti i Siljanovska-Davkovës, dekorohet me Medalje për merita ushtarake për kontributin e tij të posaçëm në thellimin e miqësisë Maqedoni e Veriut-SHBA dhe bashkëpunimit ushtarak  që rezultoi me aktivitete të shumta për përforcimin e kapaciteteve dhe për rritjen e gatishmërisë ushtarake të ARM-së.

 

Gjeneral-majori Gregori Najt, prej sot e deri më 11 dhjetor do të qëndrojë për vizitë zyrtar në shtet.

Siç njoftoi Shtatmadhoria e ARM-së, pas pritjes me nderime të larta ushtarake, gjenerali Najt do të realizojë takim me shefin e Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-mjorin Sashko Lafçiski dhe ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.

Gjatë qëndrimit, në pajtim me agjendën, është paraparë takim edhe me kryeministrin, Hristijan Mickoski.

Në kuadër të vizitës, siç informojnë nga ARM-ja, komandanti i Gardës kombëtare të Vermontit do ta vizitojë edhe Akademinë ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” në Shkup, ku janë paraparë takime me udhëheqësinë e Akademisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit