12.8 C
Skopje
Saturday, November 8, 2025

“Siklet” në BDI! Musa Xhaferi insiston që të jetë bartës liste në zonën e 5-të zgjedhore, Blerim Bexheti në zonën e 1-rë

Duket se kompletimi i listave zgjedhore në BDI po bëhet me shumë kalkulime. Sipas burimeve të TV21 në BDI po bëhen analiza, sondazhe, por edhe takime me aktivistë nëpër shtabe. Është shtuar kujdesi te integristët, pasi bartësit e listave në njësitë zgjedhore mundet dukshëm të ndikojnë edhe në rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit.

 

Sipas të njëjtave burime, Musa Xhaferi pretendon se ka shumë argumente se pse ai duhet të jetë bartës, sipas informatave të TV21, Musa Xhaferi është i bindur që ka përkrahje dhe që mund të bejë unifikimin e votës së BDI-së në Zonëne 5, madje njerëz të afërt me Xhaferin thonë se ai është optimist se mund të sigurojë minimum 3 deputetë për BDI-në në zonën 5. Ne këtë zonë situata mund të komplikohet në rast se BDI vendos të shkoje me një listë me ASH-në e Selës, me çka Sela do të kërkonte që ai të ishte bartës.

Lajme të ngjajshme

2 KOMENTET

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit